Artikujt Rreth nesh Kontakti

 BRITM I PARË

Instituti Britm i parë është organizatë jo-fitim prurëse që për qëllim ka promovimin e mendimit filozofik, artit dhe kulturës, përmes botimeve, përkthimeve, ligjëratave, duke sjellë mendimin filozofik më pranë lexuesit dhe duke nxitur të menduarit filozofik për çështjet më kritike të shoqërisë. I themeluar në tetor të vitit 2020 në Prishtinë, Britm i parë ka publikuar ueb-faqen e tij e cila do të jetë platforma kryesore e komunikimit me publikun.


Emri “Britm i parë” e ka kuptimin e muajit të parë të vjeshtës. Siç e shpjegon edhe fjalori i gjuhës shqipe britm është “një nga tre muajt e vjeshtës. Britmi i parë vjeshta e parë, shtatori. Britmi i dytë vjeshta e dytë, tetori. Britmi i tretë vjeshta e tretë, nëntori.” Fjala britm është  “formim i brendshëm nga brij ‘brej’ me kuptimin ‘këpus, vjel’, (‘muaji i të vjelave’).” Me emër kemi synuar të përçojmë tek lexuesi një ndjesi të poetikës, të asaj që në antikitet është quajtur poiesis, e që e ka kuptimin “me kriju”, “me sjellë në jetë” qoftë gjëra nga vet natyra apo të krijuara nga njeriu.


STAFI

Instituti Britm i parë përbëhet nga një grup i vogël por me një listë të gjatë bashkëpunëtorësh, autorësh, përkthyesish, krijuesish, e studiuesish. Ky grup përbën njëkohësisht edhe redaksinë e institutit, nga përzgjedhja e temave dhe teksteve e deri te redaktimi e përshtatja e përmbajtjes që publikohet në platformë. Për publikime dhe bashkëpunim mund të na kontaktoni në emailin [email protected].

 

 

 

FLORIJE XHEMAJLI

Drejtor Ekzekutiv

[email protected]

ALBAN BOKSHI

Drejtor Programi

[email protected]

ERINA RRAHMANI

Kordinatore e Zyrës

[email protected]

Kontaktoni