Rreth nesh
Numrat Seritë Blog
ESE Intervistë
Të gjithë artikujt
AUTORI
Filozofi Psikologji/Psikanalizë Letërsi Sociologji
DOKUMENTAR LIGJËRATË PUBLIKE

Ni Poet – ni Poezi

Ni Poet – ni Poezi

Halil Matoshi

Ikona e gjithkohshme e pafajësisë Xhevdet Bajraj “Djali ishte gjashte vjeҁ, vajza tetë dhe qanin”.

Poezinë e Bajrajt “Djali ishte gjashte vjeҁ, vajza tetë dhe qanin” e shquen fryma e revoltës së heshtun, e cila përmes verbit poetik arrinë “me e fsheh” dhunën e zhveshun -prej spotit – mëton ndreqjen e botës përmes artit (kemi artin për mos me dekë nga e vërteta, Nietzche).

Poeti ironizon me prodhuesit e shamisë së zezë të pushkatimit, pra vetë idenë e mbylljes së syve dhe, me të mbyllur sytë (mos me pa, vështrue krimin) hapet ni dritare e vagullt ose ni portë e fsheht, ajo e fëmijërisë nëpër të cilën personazhi fluturon larg në të kaluemën, në gjithkohësi dhe dyzash rri këtu, në ngjarje – në spot. Ni fëmijë që i hedhet babës përmbi, me e mbrojtun me forcën e brishtë të pafajësisë nga dhuna, âsht piknisht ikonë poetike e Bajrajt.

Paul Riceur tu e folë për ikonën dhe fotografinë thotë se lidhja mes “fjalëve” dhe “të shohësh sikur…” âsht psikolinguistike. Çasti i ndjeshmërisë së metaforës tek Aristoteli paraqitjes si karakteri i gjallë i metaforës si fuqi e saj “që ta qet para syve”. Riceur thotë se bash   sikur ikona në kultin bizantin, ikona verbale përbâhet nga shkrimja e kuptimit dhe ndjeshmërisë. Akti i leximit vërteton se kuptimësia e gjuhës poetike nuk âsht shkrimje e kuptimit dhe zânit, porse shkrijme e kuptimësisë në një mori fotografish të evokueme ose të nxituna dhe mu kjo shkrimje krijon “kuptimësinë ikonike”. Marcus B. Hester, sipas Riceur, me fotografi nënkupton përshtypjen e ndjeshmënisë të evokueme në kujtime.

Kjo poezi âsht e nji ndjeshmënie të naltë dhe qëndron e pezullt në murin e historisë si një ikonë e paprekun nga flakët, në Kishën e djegun.

DJALI KISHTE GJASHTË VJET

VAJZA TETË DHE QANIN

E nxorën nga automobili me dhunë

Njëri mbante automatikun si bishën që vështirë ndalet

Të tjerët e goditnin me shkopinj gome kërbaç djalli

Gruaja mori fëmijët në prehër dhe qante

Djali i kishte gjashtë vjet vajza tetë

Dhe klithnin deri në kupë të qiellit

Askund zot për ta askund mëshirë

Fëmijët herë vështronin babanë herë nënën

Atëherë djali hapi portën dhe vrapoi

Nëpër fëmijërinë e tij të vrarë ra mbi babanë

Shkopinjtë e zinj mbetën në ajër si degë të shtrira të vdekjes

Kalimtarët e rastit zunë të afrohen ngadalë

Policët pështynë dhe ikën duke sharë në gjuhën e tyrë

Djali i kishte gjashtë vjet vajza tetë

Nëna e tyre njëzetetetë dhe të gjithë qanin.

Xhevdet Bajraj

Autor: Halil Matoshi

Rreth artikullit: Vëllime: Liria e tmerrit, Botim i vitit 2000, Prishtinë

Publikuar nga:

Instituti Britm i parë është organizatë jo-fitim prurëse që për qëllim ka promovimin e mendimit filozofik, artit dhe kulturës, përmes botimeve, përkthimeve, ligjëratave, duke sjellë mendimin filozofik më pranë lexuesit dhe duke nxitur të menduarit filozofik për çështjet më kritike të shoqërisë. I themeluar në tetor të vitit 2020 në Prishtinë, Britm i parë ka publikuar ueb-faqen e tij e cila do të jetë platforma kryesore e komunikimit me publikun.

1 Korrik, 2022
Postime të ngjashme
Shenja dhe simbole
Për të katërtën herë në po aq vite ata po përballeshin me hallin se çfarë dhurate ditëlindjeje t’i sillnin të riut që ishte çmendur pashërueshëm. Ai nuk kishte dëshira. Objektet e krijuara nga njeriu për
E dashura Xhulia
  Mund të të duket e befasishme, mbase edhe ndopak irrituese, kjo letër disi e gjatë. Shpresën e mbaj që të mos inatosesh, ama më duhet të ta shkruaj. Siç ta pata thënë njëherë prerazi,
Tri gjendje të një trupi në derdhje
Ftoh fytin tim të ngrohtë me verë. Tymi i cigares ngrihet në rrathë të ngadaltë. E shoh tek zbehet në zhdukje. E zhytur në moment, në momentin tonë, harroj se edhe kjo do të zbehet
Mbi letërsinë
Intervistë me Marguerite Duras Pse, sipas jush, njerëzit fillojnë të shkruajnë? Këtu më kthen tek romani im i fundit, Emily L.  Aty Emily lexon, shkruan poezi. Në fakt gjithçka i filloi me letërsinë, sepse siç
Letërsia dhe Çmenduria
Nuk ka shoqëri pa çmenduri. Jo se çmenduria është e pashmangshme apo domosdoshmëri e natyrës, porse ndarja gjendet në të gjitha kulturat. Me këtë dua të them se një kulturë dallohet jo thjesht në raport
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookies për të siguruar përvojën më të mirë të mundshme për përdoruesit. Informacioni i cookies ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihma për ekipin tonë për të kuptuar cilat pjesë të faqes së internetit ju i gjeni më interesante dhe të dobishme.